KEDS: Ekipet tona po qëndrojnë në Trepçë për sanimin e linjës

  • E.K /
  • 27 September 2022 - 15:50
KEDS: Ekipet tona po qëndrojnë në Trepçë për sanimin e linjës

KEDS ka bërë të ditur se ekipet teknike po qëndrojnë tek miniera e Trepçës për sanimin e linjës private, që la 120 punëtorë të ngujuar pas mos-funksionimit të ashensorit për tre orë e gjysmë.

“Ekipet tona me plot përkushtim, po qëndrojnë në Trepçë për t’u ndihmuar në sanimin e linjes private”, ka njoftuar KEDS në ‘Facebook’.

“Jemi të lumtur që të gjitha ekipet tona prioritet e kanë komunitetin, dhe pavarësisht obligimeve që na takojnë ose jo, ata po angazhohen që rikthimi i energjisë të bëhet sa më parë në mënyrë që minatorët e ngujuar të kenë mundësi të dalin sa më shpejtë”, vijon postimi i KEDS.

“Shpresojmë që sa më shpejt minatorët të dalin nga miniera”, përfundon postimi. 

(Kosova Sot Online)