Nënkryetari i Këshillit Grevist thotë se është bërë një gabim në kërkesat e sindikatave

  • A.P /
  • 27 September 2022 - 20:07
Nënkryetari i Këshillit Grevist thotë se është bërë një gabim në kërkesat e sindikatave

Ali Gashi, nënkryetar i Këshillit Grevist, deklaratat e kryeministrit Kurti se sindikalistët janë pjesë e PAN-it, i ka quajtur të papranueshme. Sipas tij, tendenca për ti dhënë sindikatës epitete politike nuk është e duhur sepse “misioni i sindikatës është që t’i shërbejë punëtorëve”

Nënkryetari i Këshillit Grevist, Ali Gashi, sa i përket grevave të përgjithshme për të cilat ende nuk është arritur ndonjë kompromis në mes të qeverisë dhe SBAShK-ut, ka thënë se qeveria ka përgjegjësi të kujdeset për mirëqenien ekonomike të qytetarëve, pasi situata e krizës ekonomike i ka rënduar jetën të gjithëve

(Kosova Sot Online)