Lexoni edhe:
Dosja: Kështu sillej droga nga Irani me kontejnerë të mbushur me mermer, në mes të Kosovës
Një çift shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi. Ata janë identifikuar si Eleni Çakuli, 43 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci, 54 vjeç.
Ata humbën jetën në një aksident të tmerrshëm rrugor që ndodhi në rrugën nacionale të Patra – Pyrgos, duke lënë pas 3 fëmijë.
I plagosur ka mbetur 70-vjeçari drejtues i kamionit, po nga Amaliada, i cili po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Patrës “Agios Andreas”.
Aksidenti ka ndodhur herët në mëngjes kur një kamion, për arsye ende të panjohura deri më tani, është “palosur” në Patras – Pyrgos konkretisht në kilometrin e 14-të. Për pasojë automjeti i çiftit të pafat që po vinte pas është përplasur me mjetin e rëndë, raportojnë mediat greke.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia Rrugore e Patrës, autoambulancat EKAV dhe Zjarrfikësja, ndërsa prej disa kohësh është dashur mbyllja e rrugës.
43-vjeçarja humbi jetën pasi u transferua në spitalin Agios Andreas, ndërsa 54-vjeçari, drejtuesi i mjetit, u trajtua në gjendje kritike por ndërroi jetë pak kohë më vonë në spital.
(Kosova Sot Online)