Qëlloi me 4 plumba Kujtim Metën, identifikohet pas 5 muajsh autori

  • E.K /
  • 28 September 2022 - 12:05
Qëlloi me 4 plumba Kujtim Metën, identifikohet pas 5 muajsh autori

Dorian Shurdhi është autori i plagosjes me armë zjarri të Kujtim Metës në Lushnje. Ai shtë identifikuar nga policia 5 muaj pas ngjarjes. Shurdhi qëlloi me armë zjarri 44-vjeçarin Kujtim Meta më 20 Prill 2022 në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnje.

Pesë muaj pas plagosjes me armë zjarri, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

Ndaj 29-vjeçarit Shurdhi është vendosur masë sigurie arrest në burg në mungesë nga Gjykata për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Meta ishte ulur në lokal kur autori u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të tij me një pistoletë me silenciator me 4 plumba. 44-vjeçari u dërgua në spital nga pronari i lokalit ku po qëndronte për të pirë kafe, dhe mundi të shpëtonte.

(Kosova Sot Online)