Zëdhënësi i KEDS-it: I kam ble 10 m dru, rryma s’është e sigurt

  • A.P /
  • 28 September 2022 - 17:44
Zëdhënësi i KEDS-it: I kam ble 10 m dru, rryma s’është e sigurt

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se qytetarët duhet të mendojnë forma alternative të ngrohjes gjatë stinës së dimrit.

Buzhala  u shpreh se ai vet i ka blerë 10 metra dru

“Secili që dëshiron të ketë siguri në ngrohje kur temperaturat shkojnë -10 gradë atëherë duhet të blejë dru ose të gjejë forma alternative. Unë i kam blerë drutë në shtëpinë në fshat, këtu nuk kam ble ende sepse jemi në negociata që ta vendosim Termokosin, është dashtë të jetë moti por s’ka qenë. Jam duke e konsideru si alternativë që nëse nuk përfundon termokosi do t’i kthehem drunjëve. Në fshat i kam 10 metra dru”, tha ai.

(Kosova Sot Online)