Si tentoi bariu 18-vjeçar ta dhunojë një 11-vjeçar në Istog

  • A.P /
  • 28 September 2022 - 22:54
Si tentoi bariu 18-vjeçar ta dhunojë një 11-vjeçar në Istog

Për çdo ditë kujdesej për 200 dele në këto fusha.

Këtë punë 18-vjeçari nga fshati Serbobran i Istogut në të shumtën e rasteve e bënte i shoqëruar nga babai i tij.

Por dy ditë më parë, ai erdhi me disa fëmijë të lagjes tek vendi i zakonshëm ku ruan delet.

Këtu, i dyshuari me inicialet A.H. më nuk kishte punë me bagëtinë, por me një 11-vjeçar.

Ai fillimisht dyshohet se ushtroi dhunë fizike mbi të, e më pas deshi ta dhunojë seksualisht.

Televizioni ka biseduar me familjarët e të dyshuarit. Ata e kanë mohuar rastin e tentim dhunimit, por jo edhe të rrahjes.

Ndërsa babai i 11-vjeçarit, i cili jeton Holandë, nëpërmjet telefonit tregoi se si e mori lajmin.

Ky thotë se ndjen keqardhje që rasti ka ndodhur me fqinjët e tij, por ka besim në institucionet e drejtësisë.

Organet e drejtësisë tashmë janë duke e hetuar rastin për tentim dhunimin e 11-vjeçarit që i përket komunitetit egjiptian.

Një rast tjetër i dhunimit në Istog ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur një person i moshës madhore është arrestuar si i dyshuar për dhunimin e një të miture.

(Kosova Sot Online)