A do të ketë marrëveshje për targat, Rohde tregon çfarë pret

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 09:46
A do të ketë marrëveshje për targat, Rohde tregon çfarë pret

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se shpreson në Kosovën dhe Serbinë që të përdorin të gjitha energjisë për arritjen e marrëveshjes për targat.

Më 31 tetor përfundon afati për serbët që të marrin targat RKS.

Beogradi iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që ta refuzojnë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

Por ambasadori gjerman thotë se nuk duhet pritur të arrihet kjo marrëveshje – duke nënkuptuar se ajo duhet të realizohet me patjetër.

“Shpresoj. Pres, është fjalë e gabuar! Shpresoj, që të dyja palët të përdorin të gjitha energjitë që kanë, për të zgjidhur problemet ekzistuese në interes të qytetarëve të të dyja vendeve. Të dy vendet janë pajtuar për mobilitetin e ndërsjellë. Në procesin e Berlinit, që Qeveria federale e ka përtërirë, njëri nga elementet kryesore të këtij procesi është lëvizja e lirë e qytetarëve dhe shpresoj që në këtë drejtim të bëhet përparim edhe më tej. Ne e kemi bërë të qartë se çështja e dokumenteve të udhëtimit dhe lëvizjes së lirë është në harmoni me marrëveshjen e arritur në Bruksel”, ka thënë ai.

Më 27 gusht, në Bruksel – Kosova dhe Serbia e kanë arritur marrëveshjen për targat, duke iu shmangur 1 shtatorit i cilësuar si problematik.

Kjo pasi nata e 31 korrikut në Veri ishte e tensionuar, vetëm disa orë para se të fillonte zbatimi i reciprocitetit.

Ajo natë ka ndikuar që Bashkimi Evropian të insistojë në marrëveshje për ta shmangur një konfrontim eventual etnik. 

(Kosova Sot Online)