Pas marrëveshjes Serbi-Rusi, Gjuriq i vardiset Escobarit

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 10:33
Pas marrëveshjes Serbi-Rusi, Gjuriq i vardiset Escobarit

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky takim vjen disa ditë pasi ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë e nënshkruajtën një marrëveshje në fushën e diplomacisë. Poqë “nervozoi”, perëndimin.

Por Gjuriq thotë se marrëdheniet Serbi-SHBA janë të mira, duke e cilësuar takimin me Escobarin si të “përzemërt”.

“Ne vazhdojmë të negociojmë dhe të zbatojmë hapa konkretë drejt përmirësimit të bashkëpunimit serbo-amerikan në të gjitha fushat”, ka thënë Gjuriq një Twitter.

Mediat serbe kanë raportuar të mërkurën se Bashkimi Evropian i ka dhënë ultimatum Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë.

Rusia po synon pushtimin e Ukrainës, por Beogradi nuk e ka parë të rrugës për të vendosur sanksione. 

(Kosova Sot Online)