​Mehaj zbulon një sukses të madh të FSK-së

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 10:55
​Mehaj zbulon një sukses të madh të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim-Shpëtim e FSK-së prezantohet nga Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Bashkimit Evropian.

“Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Unionit që vepron në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare të Bashkimit Evropian prezantoi Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit të FSK-së në Pomozatin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në një artikull të titulluar ‘Ndërtimi i trajnimeve për kërkim-shpëtim në Kosovë’ ata përshkruajnë në detaje punën dhe infrastrukturën e Qendrës. Veçanërisht ata u fokusuan në vizionin ambicioz dhe të ardhmen e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim e FSK-së. Në fjalinë përfundimtare të artikullit thuhet “Nëse dëshironi një përvojë trajnimi unik, sfidues dhe tërësisht të këndshëm, vizitoni Kosovën.”

(Kosova Sot Online)