Psikologia shqiptare: Të miturit po kryejnë marrëdhënie sek*uale shumë herët

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 11:02
Psikologia shqiptare: Të miturit po kryejnë marrëdhënie sek*uale shumë herët

Psikologia Denata Toçe është shprehur se, sipas statistikave, fëmijët e mitur kryejnë marrëdhënie shumë më herët krahasuar me tre dekada më parë.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, theksoi se gjërat kanë ndryshuar shumë.

“Kemi statistika që flasin qartë se fëmijët e mitur kryejnë marrëdhënie shumë më herët se 3-4 dekada më parë; edhe pse në 3-4 dekada më parë kjo legjitimohej me martesë. Gjërat kanë ndryshuar shumë”-deklaroi ajo, ndërsa po flitej për deklaratën e ministres spanjolle se të rinjtë dhe fëmijët duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale.

(Kosova Sot Online)