“Mësuesit ta tregojnë qejfin”, Kurti i replikon Haradinajt: M’u duk shumë e çuditshme..

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 11:31
“Mësuesit ta tregojnë qejfin”, Kurti i replikon Haradinajt: M’u duk shumë e çuditshme..

Kryeministri Albin Kurti iu përgjigj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se mësimdhënësit do t’ia tregojnë vendin këtij kabineti qeveritar “kur të vjen vakti”.

Kurti tha se kjo iu duk e çuditshme.

“Unë nuk flas për kurrfarë armiq të brendshëm. Këto nuk janë as shprehje, as mënyra të mia, por ju posa e dëgjuar deputetin Haradinaj kur tha ‘mësuesit ta tregojnë qefin kur të vjen vakti’. M’u duk shumë e çuditshme që Z. Haradinaj flet në emër të mësuesve”, tha Kurti.

Ndërsa greva e mësimdhënësve po vazhdon, kryeministri beson se prapa saj qëndron opozita.

(Kosova Sot Online)