Merr flakë dhoma, ndërron jetë pronari i hotelit në Divjakë

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 11:49
Merr flakë dhoma, ndërron jetë pronari i hotelit në Divjakë

Ka humbur jetën pronari i një hoteli në Divjakë që ishte përfshirë në flakë rreth orës 10:30 të paradites. Sipas policisë pronari i hotelit ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Policia raporton se viktima është 60-vjeç. Ai është gjetur i vdekur në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

(Kosova Sot Online)