Dy vajza nga Peja të zhdukura, nuk dihet ku janë

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 14:58
Dy vajza nga Peja të zhdukura, nuk dihet ku janë

Ka gjashtë ditë që familjet janë në kërkim të dy vajzave të ndryshme, njëra 19 vjeçare nga fshati Qyshk dhe tjetra 18 vjeçare nga Treboviçi i Pejës, që janë zhdukur pa asnjë shenjë.

E ndihmë ka kërkuar edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha që vjen nga ky rajon.

“Ka 6 ditë që dy familje kërkojnë ndihmë për gjetjen e vajzave të tyre, E.B., 19-vjeçare, nga fshati Qyshk, dhe L.N., 18-vjeçare, nga fshati Treboviç i Pejës. Ftoj organet e rendit që të intensifikojnë përpjeket për gjetjen e tyre. Njëherit, apeloj tek qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion për vendodhjen e tyre ta njoftojë Policinë e Kosovës” ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)