Mbretëresha e Danimarkës ua heq titujt mbretëror katër nipave të saj

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 16:41
Mbretëresha e Danimarkës ua heq titujt mbretëror katër nipave të saj

Kohë ndryshimesh të mëdha në familjet mbretërore europiane. Pas shtatë dekadash, Britania e Madhe ndryshoi sovran, me Charles III që trashëgoi fronin nga Elizabeth II.

Por edhe në vendet e tjera nuk mungojnë lajme të bujshme. Njëra vjen nga Danimarka e qetë dhe e pasur, por në të cilën orët e fundit është ndezur debati pas vendimit të mbretëreshës Margrethe, që nga Elizabeth II ka trashëguar titullin e mbretëreshës me jetëgjatë, për t’i hequr titullin 4 nipave të saj.

Bëhet fjalë për fëmijët e djalit të saj të dytë, princit 53-vjeçar Joachim, që nga janari 2023 do të mbajnë vetëm titullin e kontëve të Monpezat, titull jo i mbretëreshës, por të bashkëshortit të saj.

“Kam kohë që e kam menduar ketë nismë, besoj se është vendimi më i mirë për ta”, ishte komenti i vetëm për gazetarët e sovranit që drejton vendin skandinav nga viti 1972, e para femër pas Margrethe I në 1375.

Sipas burimeve, vendimi i mbretëreshës vjen zyrtarisht për të ndërtuar jetën e tyre, pa qenë të kufizuar nga detyrimet e të qenurit pjesë e familjes mbretërore, por Princi Joachim ka deklaruar nga Parisi ku jeton se fëmijët e tij, Nikolai, 23 vjeç, Felix, 20, Henrik, 13, dhe Athena, 10, ishin shumë të trishtuar nga vendimi, që iu formalizua atyre vetëm 5 ditë para mediave.

Aq më shumë që vendimi i mbretëreshës nuk u mor për nipërit nga djali i saj i madh, Frederik, trashëgimtari i fronit i cili ka po katër fëmijë, Christian, 16 vjeç, Isabella, 15, dhe binjakët 11-vjeçarë Vincent dhe Josephine.

(Kosova Sot Online)