Dy deputetët e VV-së ulen kah opozita në Kuvend

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 17:12
Dy deputetët e VV-së ulen kah opozita në Kuvend

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.

Teksa fliste deputetja Albena Reshitaj, prapa saj shihej se janë ulur dy deputetë të VV-së, Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli.

Kjo nënkupton se dy deputetët janë ulur në anën ku zakonisht është e pozicionuar opozita.

Rrahmani së fundmi ka shprehur disa pakënaqësi brenda VV-së për qasjen e disa deputetëve në partinë e tij.

Gjithashtu, Rrahmani ka pasur kritika edhe për qasjen e Qeverisë karshi grevës në arsim. 

(Kosova Sot Online)