Joe Biden pyet nëse anëtarja e vdekur e Kongresit ndodhet në sallë

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 20:30
Joe Biden pyet nëse anëtarja e vdekur e Kongresit ndodhet në sallë

Presidenti Joe Biden është vënë nën kritika pasi u shfaq duke kërkuar në Shtëpinë e Bardhë për një kongresmene që ndërroi jetë muajin e kaluar.

Presidenti iu drejtua një turme në Konferencën e Shtëpisë së Bardhë për Urinë, Ushqyerjen dhe Shëndetin dje (28 shtator), kur administrata e tij premtoi 8 miliardë dollarë për të ndihmuar për t’i dhënë fund urisë dhe për të reduktuar sëmundjet e lidhura me dietën deri në vitin 2030

Në një moment gjatë fjalimit të tij, Biden filloi të falënderonte ligjvënësit që ishin të përfshirë në këtë çështje, duke hedhur një vështrim rreth sallës dhe duke filluar të përmendë senatorët Mike Braun dhe Cory Brooker.

Ligjvënësi i tretë që ai e quajti ishte ‘Jackie’, por presidenti dukej i hutuar pasi nuk ishte në gjendje ta dallonte atë në turmë

(Kosova Sot Online)