Rritet numri i pacientëve me virusin HIV, 1 mijë e 600 testime për 9 muaj

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 22:44
Rritet numri i pacientëve me virusin HIV, 1 mijë e 600 testime për 9 muaj

Është reparti të cilit i drejtohen pacientët që dyshohet se mund të kenë infeksionin HIV, virusi që shkakton SIDËN.

Ethe, temperaturë e lodhje janë vetëm disa nga simptomat që manifeston HIV.

Ani pse janë simptoma të zakonshme, shfaqja e disa gjëndrave e bën më serioz infektimin.

Sipas infektologut Murat Mehmeti, krahasuar me vitet paraprake, numri i të infektuarve me këtë virus sivjet është më i madh.

Infektologu flet edhe për terapinë që marrin pacientët.

Mehmeti pohon që rol të rëndësishëm për pacientët ka edhe psikologu, të cilin paraprakisht duhet ta vizitojnë ata që rezultojnë pozitivë.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë treguar kohën e marrjes së rezultatit të mostrës për HIV.

Që nga janari e deri në shtator të këtij viti në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik janë marrë 1600 mostra të dyshuara me HIV, ndërkaq janë 50 pacientë të infektuar që marrin terapi nga QKUK-ja.

(Kosova Sot Online)