Mësuesja në pension e gatshme të japë mësim pa pagesë

  • E.K /
  • 30 September 2022 - 10:26
Mësuesja në pension e gatshme të japë mësim pa pagesë

Mësuesja në pension Seniha Gacaferri Vokshi u ka bërë një propozim të gjithë mësimdhënësve të Kosovës që tani janë në pension.

Përmes një postimi  të premten, ajo ka kërkuar nga ata që të mbajnë mësim pa pagesë në shkollat ku kanë punuar, nëse mësimi nuk fillon nga e hëna.

“U bëj ftesë të gjithë mësimdhënësve në pension, të marrin përsipër të mbajnë mësim pa pagesë në shkollat ku kanë punuar. Për ata që nuk më njohin, jam mësimdhënëse në pension. Unë e para do të shkoj në shkollë të hënën, nëse do të vazhdojë greva”, ka shkruar ajo.

Greva në arsim po vazhdon që nga 25 gushti kur u shpall greva e përgjithshme në sektorin publik.

Më shumë se 300 mijë nxënës kanë mbetur në shtëpi pasi sindikatat dhe Qeveria nuk po arrijnë marrëveshje për ndërprerjen e grevës.

(Kosova Sot Online)