Komuna e Lipjanit njofton për reduktime në ndriçimin publik, shkak kriza energjitike

  • E.K /
  • 30 September 2022 - 14:01
Komuna e Lipjanit njofton për reduktime në ndriçimin publik, shkak kriza energjitike

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të ndërmarrin veprime për reduktime të ndriçimit publik.

Ahmeti tha se ky vendim vjen pas paralajmërimeve për krizën energjitike.

“Me qëllim të kursimit të energjisë elektrike, veprimet e reduktimit do të ndërmerren në të gjitha hapësirat publike, fushat e hapura sportive, shtigjet dhe rrugët. Ndërsa, në qytet do të ketë ndërprerje të pjesshme” shkruan Ahmeti.

Njoftimi i plotë:

(Kosova Sot Online)