Erdogan padit politikanin e njohur

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 14:58
Erdogan padit politikanin e njohur

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan ka ngritur një padi kundër nënpresidentit të Bundestagut, Wolfgang Kubicki për fyerje dhe shpifje përmes avokatit të tij në Këln.

Kumbicki, lideri i Liberalëve (FDP), gjatë një fjalimi të dielën e kaluar e quajti presidentin turk një “miu i vogël i kanalizimeve” dhe e akuzoi atë për përdorimin e çështjes së refugjatëve si një mjet për të ushtruar presion politik mbi Evropën.

Politikani gjerman më vonë u përpoq të rindërtonte fjalën, duke folur për “një qenie të vogël, të lezetshme, të zgjuar dhe dinake,“, por duket se nuk e ka bindur palën tjetër, pasi ambasadori gjerman në Ankara është thirrur në Ministrinë e Jashtme turke për të dhënë shpjegime.

Në padinë e tij, avokati i Tayyip Erdoganit, Mustafa Kaplan, thekson, sipas revistës Der Spiegel, se termi “miu i kanalizimeve” i referohet një personi që konsiderohet i degraduar moralisht dhe i neveritshëm” dhe argumenton se këtu nuk bëhet fjalë për kritika të vërteta, por për shpifje.

(Kosova Sot Online)