Fiton 162 mijë dollarë në lotari një ditë para ditëlindjes së saj

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 21:40
Fiton 162 mijë dollarë në lotari një ditë para ditëlindjes së saj

Një grua nga Karolina e Veriut të ShBA-së bleu një biletë lotarie dhe përfundoi duke fituar një xhekpot prej 162 mijë e 826 dollarësh një ditë para ditëlindjes së saj të 68-të.

Katherine Robinson nga Apex u tha zyrtarëve të lotarisë se dashuria e saj e përjetshme për bingo e bëri atë të provonte lojën Big Bucks Bingo Fast Play. Bileta prej 10 dollarësh e Robinson përfundoi duke fituar çmimin e parë prej 162,826 dollarë një ditë para ditëlindjes së saj të 68-të.

“Çfarë dhuratë e mrekullueshme për ditëlindje”, tha Robinson. “U emocionova aq shumë sa nuk mund ta besoja”.

Robinson shtoi se ajo duhet ta falënderojë nënën e saj për zgjedhjen e lojës.

“Kur isha adoleshente, shkoja në lojëra bingo me nënën time. Më ka pëlqyer gjithmonë të luaj bingo, është shumë argëtuese”.

Gruaja fatlume u shpreh se paratë do ta lejojnë atë të blejë dritare të reja për shtëpinë e saj.

(Kosova Sot Online)