A tregon kjo foto se Sllovakia e 'njeh' Kosovën si shtet

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 18:07
A tregon kjo foto se Sllovakia e 'njeh' Kosovën si shtet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas organizimit të “referendumeve” në territoret e okupuara të Ukrainës ka dalë sot në një konferencë për media ku ka shpallur aneksimin e tyre. Një veprim të tillë të Putin e kanë dënuar shumë shtete, përfshirë edhe Sllovakinë.

Megjithatë në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë përmes të cilit e dënojnë një veprim të tillë të Moskës, kanë përdorur një hartë në të cilën figuron edhe Republika e Kosovës me kufijtë aktual shtetëror

Një hartë e tillë është përdorur nga Sllovakia edhe përkundër faktit se ky shtet vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Fotografia e shfrytëzuar:

Image

(Kosova Sot Online)