Aneksimi i 4 rajoneve, Ukraina paralajmëron tjetër ofensivë

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 19:37
Aneksimi i 4 rajoneve, Ukraina paralajmëron tjetër ofensivë

Ukraina deklaroi se ushtria e saj do të nisë kundërofensivën kundër forcave ruse në lindje të vendit, menjëherë pas vendimit të Rusisë për të aneksuar 4 rajonet ukrainas.

“Duke tentuar të aneksojë rajonet Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson të Ukrainës, presidenti rus Putin po përpiqet të rrëmbejë territore që ai nuk i kontrollon as fizikisht në terren. Asgjë nuk ndryshon për Ukrainën: ne vazhdojmë të çlirojmë tokën dhe popullin tonë dhe rivendosjen e integritetit tonë territorial”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytri Kuleba.

Ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky tha më herët se Kievi kërkoi anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës në NATO, pas vendimit të marrë nga Putini për aneksimin e katër rajoneve.

(Kosova Sot Online)