Reagon kryetari i Pejës pas sulmit sek*sual ndaj Mrika Nikqit

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 21:24
Reagon kryetari i Pejës pas sulmit sek*sual ndaj Mrika Nikqit

Pas denoncimit publik që u bë nga alpinistja Mrika Nikqi për sulmin seksual, ka reaguar edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri ka thënë se dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale dhe çështje politike.

“Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh. Mrika Nikqi, ti je sportistja e dalluar, krenaria e qytetit të Pejës dhe mbarë shqiptarisë!❤️”, ka shkruar kryetari i Pejës.

Flori Beqiraj dyshohet se është personi që shihet në video duke e sulmuar seksualisht alpinisten Mrika Nikqi në qendër të Pejës.

Kjo është konfirmuar nga burimet

Nikqi përmes një video të publikuar në Facebook shfaqi momentin kur ajo sulmohet seksualisht.

(Kosova Sot Online)