Policia lëshon njoftim për arrestimin e të dyshuarit për sulm sek*sual ndaj qytetares në Pejë

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 21:51
Policia lëshon njoftim për arrestimin e të dyshuarit për sulm sek*sual ndaj qytetares në Pejë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar F.B., 25-vjeçar, nën dyshimin për sulm seksual përgjatë së premtes.

Nëpërmjet një komunikate për media, PK-ja ka dhënë informata lidhur me rastin, duke bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacionin Policor në Pejë, me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën “Wesli Clark” nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshiren e saj, duke e prekur ne pjesё tё ndryshme tё trupit”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacionin Policor në Pejë, me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën “Wesli Clark” nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshiren e saj, duke e prekur ne pjesё tё ndryshme tё trupit.

Viktima ka arritur qё tё largohet nga i dyshuari dhe e njëjta ka ardhur nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila deklaron pёr ngjarjen si mё lartё.

Policia menjёherё ka marrё tё gjitha masat e nevojshme pёr zbardhjen e kёtij rasti, dhe pas një pune intensive operativo-hetimore, nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, sot me datë 30.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar:

F.B lindur me 1997

Pёr tё gjitha kёto veprime ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, ndёrsa i dyshuari pas intervistimit tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё. 

(Kosova Sot Online)