54.8% e mësuesve votojnë për ta pezulluar grevën në arsim/Nga e hëna fillon mësimi

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 21:56
54.8% e mësuesve votojnë për ta pezulluar grevën në arsim/Nga e hëna fillon mësimi

Janë numëruar votat e mësimdhënësve të shkollave në sistemin publik në vend.

Rezultati përcakton se greva duhet të pezullohet dhe mësimi të fillojë të hënën.

Burime të transmetuesit publik konfirmojnë se nga të gjitha votat e mbledhura, e që jamë dërguar në Këshillin Grevist të SBASHK-ut, 54.88% janë për pezullim të grevës.

Ndërkohë, 45.12% e mësimdhënësve janë për vazhdimin e saj.

(Kosova Sot Online)