Lajmi i fundit: 11-vjeçarja nga Kosova humb jetën, ra nga kati i katërt

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 22:11
Lajmi i fundit: 11-vjeçarja nga Kosova humb jetën, ra nga kati i katërt

Një 11-vjeçare ka vdekur aksidentalisht të premten, pasi ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në qendër të qytezës së Shtimes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në rrugën “Shaqir Tershani” në Shtime.

“Një person i gjinisë femër e moshës 11 vjeçare aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i një ndertese, kati IV . Për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Veseli.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.

(Kosova Sot Online)