Ende nuk dihet fati i dy vajzave të zhdukura në Pejë

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 22:28
Ende nuk dihet fati i dy vajzave të zhdukura në Pejë

Fiks një javë më parë doli nga këto dyer, për të shkuar në universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku studionte.

Por E.B 19 vjeç prej 23 shtatorit nuk u pa më.

Familja e saj në  fshatin QYSHK të Pejës ende është në ankth që vajza e tyre nuk po kthehet.

Me të ishte edhe L.N  18 vjeç nga Treboviç, për të cilën edhe gjithashtu nuk dihet asgjë.

Informacione nuk kishin nga Policia e Kosovës në Pejë, që thanë se ende nuk dihet asgjë.

As familjarët e as policia ende nuk kanë ndonjë pistë dyshimi.

Kurse bëjnë thirrje që kushdo që ka informacion të lajmërojnë menjëherë organet e rendit.

(Kosova Sot Online)