Qytetari arrestohet në Lipjan, dyshohet se ngacmoi dy të mitura në autobus

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 22:33
Qytetari arrestohet në Lipjan, dyshohet se ngacmoi dy të mitura në autobus

Një 55-vjeçar, A.SH është arrestuar nga Policia e Kosovës në Lipjan, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj dy të miturave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar rreth orës 16:00,  ku i dyshuari A. Sh.  mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, kishte ngacmuar dy të mitura.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar,  i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)