Si zhduku uragani një lagje të tërë në SHBA

  • S.A /
  • 01 October 2022 - 07:52
Si zhduku uragani një lagje të tërë në SHBA

Qyteti Fort Myers në Florida do të kalojë në shtetrrethim pas orës 18:00 pas raportimeve të shumtë për grabitje në bizneset e shkatërruara nga uragani Ian. Ndërsa autoritetet në Florida janë duke llogaritur dëmet kolosale çmenduria e motit, një zonë bregdetare në Fort Myers është shkatërruar thuajse tërësisht pas kalimit të një prej stuhive më të forta në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, më shumë se 20 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani, ndërsa ekziston frika se numri mund të jetë shumë më i lartë.Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Ian mund të jetë një prej uraganeve më vdekjeprurës në historinë e Floridas, me humbje të konsiderueshme jetësh njerëzore./A2CNN

(Kosova Sot Online )