Istog: I rrituri ngacmon me fjalë të miturën, arrestohet

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 09:40
Istog: I rrituri ngacmon me fjalë të miturën, arrestohet

Një person në Istog dje ka përfunduar në pranga nën dyshimin për ngacmim seksual.

I njëjti, është arrestuar shkaku se kishte ngacmuar me fjalë viktimën e gjinisë femërore.

Viktima, sipas raportit policor është e mitur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)