Vuçiq: Jam njeriu i vetëm në botë që e bëj këtë gjë

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 11:22
Vuçiq: Jam njeriu i vetëm në botë që e bëj këtë gjë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, ka publikuar sot një fotografi nga aeroplani derisa ka marrë rrugën për Bullgari.

Ai ka treguar se ka ngrënë mëngjes derisa kombinimi i ushqimit ka qenë tepër i pazakonshëm.

Këtë e ka pranuar edhe vet kreu i shtetit serb dukë thënë se është i vetmi njeri në planet që për mëngjes ha kifle dhe haribo.

“Rrugës për në Bullgari, takime të rëndësishme për Serbinë. Meqë ra fjala, mendoj se jam i vetmi në botë që ha kifle dhe karamele Haribo për mëngjes”, ka shkruar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)