Sulmi ndaj Mrika Nikçit, ky është reagimi i Anton Qunit

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 12:36
Sulmi ndaj Mrika Nikçit, ky është reagimi i Anton Qunit

Edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Anton Quni, ka reaguar për sulmin seksual ndaj atletes Mrika Nikçi.

Quni ka thënë se kush ngre dorë në vajzat e Kosovës, është ngatërruar me tërë kombin.

“Mrika Nikçi - Vajzë tokësore që e ka prekur qiellin dhe ka lozur valle me shqiponjat.

Të ngresh dorë në vajzat tona, je ngatërruar me tërë kombin!”, ka shkruar deputeti në një postim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nikçi ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet i dyshuari Flori Beqiraj, duke e sulmuar atë në rrugët e Pejës.

Beqirajt tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, pas ngjarjes që ndodhi me datë 27 të këtij muaji.

(Kosova Sot Online)