Shpërthimi në Nord Stream, bombat janë vendosur me robotët e mirëmbatjes

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 12:56
Shpërthimi në Nord Stream, bombat janë vendosur me robotët e mirëmbatjes

“Bombat që shkaktuan katër rrjedhje në gazsjellësin Nord Stream 1 dhe 2, rreth 80 metra thellësi në zonat ekskluzive ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës, mund të kenë qenë robotët e mirëmbajtjes që operojnë brenda objektit gjatë punimeve, shkruan The Guardian, duke cituar disa ekspertë. 

"Nëse kjo teori do të rezultonte e saktë, natyra e sofistikuar e sulmit dhe fuqia e shpërthimit do t'i shtonte peshë dyshimeve se sulmet ishin kryer nga një fuqi shtetërore, me gishtin e drejtuar nga Rusia" shkruan media britanike.

Fuqia e shpërthimeve - Burimet e inteligjencës të cituara nga revista gjermane der Spiegel besojnë se tubacionet janë goditur në katër vende nga shpërthimet me 500 kilogramë TNT. Hetuesit gjermanë morën lexime sizmike për të llogaritur forcën e shpërthimeve. Ata i thanë mediave se zhytësit ose robotët me telekomandë mund të jenë në gjendje të vizitojnë vendet e rrjedhjeve që në fillim të kësaj fundjave.

Gazprom: "Mungojnë 800 milionë metra kub gaz" - Zëdhënësi i gjigantit rus të gazit Gazprom, Sergey Kupriyanov, gjatë një takimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shpjegoi se në kohën e shpërthimeve, "sipas vlerësimeve aktuale, të tre tubacionet përmbanin rreth 800 milionë metra kub gaz sasia e metanit që Danimarka përdor në tre muaj”. 

"Tani kemi filluar të kërkojmë zgjidhje të mundshme për të rivendosur sistemin Nord Stream - shtoi ai - Për momentin nuk është e mundur të vlerësohet koha e rikuperimit të sistemit".

(Kosova Sot Online)