Publikohet fotografi e rrallë e komandantit legjendar Adem Jashari

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 14:37
Publikohet fotografi e rrallë e komandantit legjendar Adem Jashari

Një fotografi e Adem Jasharit, komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila nuk është parë më herët, të paktën jo nga publiku i gjerë është publikuar në Twitter.

Komandanti legjendar, shihet në motoçikletë të llojit “Suzuki”.

Nga fotografitë që kemi parë deri tash, e nga ato që tregojnë njerëzit të cilët e kanë njohur Adem Jasharin, duket qartë se Komandanti Legjendar, kishte pasion motoçikletat.

(Kosova Sot Online)