Nesër mot me vranësira e diell, temperaturat mbi 20 gradë

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 14:53
Nesër mot me vranësira e diell, temperaturat mbi 20 gradë

Nesër mot me vranësira e diell, temperaturat mbi 20 gradë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë ditës së nesërme në vend.

IHMK ka bërë të ditur se të dielën do të jetë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Kjo situatë stabile meteorologjike vije si rezultat i masave të qëndrueshme të ajrit të cilat do të jenë prezent mbi territorin tonë.

Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojë në gjithë territorin e Republikës , me luhatje të lehta në vlerat e temperaturave ekstreme, minimaleve dhe maksimaleve.

Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa,maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatar.

(Kosova Sot Online)