Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur nga 2011-ta

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 17:31
Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur nga 2011-ta

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njoftoi të shtunën se është hapur aplikimi për shtesa edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2011.

“Në vijim mund të gjeni vegezën për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=312”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas programit të Qeverisë, familjet që kanë fëmijë deri në moshën dyvjeçare marrin nga 20 euro në muaj, pastaj deri në moshën 16 vjeçare marrin nga 10 euro në muaj.

(Kosova Sot Online)