Vetëvendosje: Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin

  • A.P /
  • 03 October 2022 - 19:07
Vetëvendosje: Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin

Partia e cila është në pushtet, Vetëvendosje ka postuar një video, ku janë liderët e partive tjera që kanë udhëhequr me shtetin e Kosovës për 20 vite, transmeton gazeta  "Kosova Sot Online".

"Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër", theksohet mes tjerash në reagimin e kësaj lëvizje.

"Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!", shkruhet në postimin e tyre.


(Kosova Sot Online)