Në zonën 40 voziti 129 km/h, shoferit i hiqet patentë-shoferi për gjashtë muaj

  • E.K /
  • 04 October 2022 - 09:43
Në zonën 40 voziti 129 km/h, shoferit i hiqet patentë-shoferi për gjashtë muaj

Policia e ka gjobitur një vozitës me heqjen e patentë-shoferit për gjashtë muaj, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

21 vjeçari, L.C kishte vozitur 129 km/h në zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 40 km/h.

Ai u dënua edhe me 300 euro dhe me heqjen e tre pikëve të patentë-shoferi.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:00 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h”.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet L.C (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”.

Njoftimi i plotë:

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:00 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet L.C (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

(Kosova Sot Online)