Pozhari, Lushtakut: Sapo ia humbe disa vota PDK-së

  • E.K /
  • 04 October 2022 - 15:03
Pozhari, Lushtakut: Sapo ia humbe disa vota PDK-së

Analisti Xhevdet Pozhari i ka reaguar nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili deklaroi se më shumë ka respekt për një serb nga Beogradi sesa për kryeministrin Albin Kurti.

Deklarata e Lushtakun erdhi pas videos se LVV-së, ku portretizoheshin e gjithë klasa politike si e kriminalizuar në udhëheqjen e qeverive të ndryshme.

E për këtë, Pozhari tha se Lushaku ia humbi disa vota Partisë Demokratike të Kosovë.

Po ashtu, ai ka deklaruar më pas se “më shumë e respektoj Albin Kurtin sesa krejt ata ish komandanta që janë pasuruar në emër të luftës”.

“Sami Lushtaku: Ma shumë kam respekt për një serb të Beogradit sesa për Albin Kurtin Urime! Sapo ia humbe PDK-së do vota të mira”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)