
Mësuesja e mbron sërish Qeverinë: Më shumë se paratë ka vlerë profesioni

Qeveria mori vendim për ndaljen e pagës së shtatorit për mësimdhënësit që ishin pjesë e grevës së SBASHK-ut.
Ky mosekzekutimi i pagave të shtatorit për grevistët nga shumë figura u vlerësua që është në kundërshtim me ligjin, madje edhe nga vet mësuesit që nuk e morën pagën.
Por, njëjtë nuk e ka gjykuar mësuesja, njëherësh anëtarja e militantja e Vetëvendosjes, Refiqe Hamiti.
Hamiti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi se më shumë se paratë ka vlerë profesioni.
“Po e deshe profesionin më shumë se paratë mund të bëhesh i pasur, po deshe paratë më shumë se profesionin mund të vdesësh i varfër”, shkroi ajo.
Ndryshe, mësimdhënësja e shkollës fillore “Ismaili Qemali” në Prishtinë, Refiqe Hamiti bëri bujë në media në shtator, kjo pasi iu kundërvu ashpër kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt, i cili në atë kohë kërkonte nga 100 euro, për secilin punëtor të sektorin publik.
(Kosova Sot Online)