“Ligjin e bën Maliqi”, SBASHK: Nuk zëvendësohen orët e humbura

  • A.P /
  • 04 October 2022 - 20:24
“Ligjin e bën Maliqi”, SBASHK: Nuk zëvendësohen orët e humbura

Zenun Nimani nga SBASHK-u ka thënë se në bazë të kontratës kolektive, orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen.

Ai ka thënë se SBASHK-u tashmë është duke bërë një planifikim për kompensimin e njësive të humbura mësimore.

“Jemi duke bërë planifikimin që brenda orëve të rregullta, të fuzionohen njësitet e humbura mësimore ku ka mundësi në mënyrë që deri në fund të vitit të arrihet deri diku plan programi mësimor”, ka deklaruar zyrtari i SBASHK-ut ne

Nimani ka thënë se ka qenë e pritshme një lëvizje taktike e tillë për zëvendësimin e orëve mësimore nga Ministria e Arsimit qysh në ditën kur nuk kanë dalë pagat.

(Kosova Sot Online)