Memli Krasniqi: Kryeministër, a ke ndërmend me ia fillu punës ndonjëherë!

  • A.P /
  • 04 October 2022 - 21:50
Memli Krasniqi: Kryeministër, a ke ndërmend me ia fillu punës ndonjëherë!

Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi i është kundërpërgjigjur kryeministrin Albin Kurti, pasi VV’ja dje publikoi një video, ku sulmohen personat që në vitet e kaluara kanë qenë në pushtet.

Krasniqi përmes një video në Facebook, i thotë Kurtit se është shumë i zhgënjyer me atë se çfarë pa në ato pamje, duke thënë se ka pritur një prezantim të një plani për krizën e energjisë në vend.

Sipas tij, Kurti po merret me akuza të vjetra e të pabaza ndaj gjithsecilit, pasi që thotë se në botën e Kurtit, vetëm ai është perfekt dhe të gjithë të tjerët janë të këqij.

“Kryeministër u bëra shumë kureshtar dje kur dëgjova se e kishe publiku një video të re, përkatësisht prita që ke me prezentu një plan të ri e konkret për krizën e energjisë elektrike, prita ndonjë lajm për masa të reja, që qytearëve kishe me ua lehtësu krizën ekonomike, prita të paktën një vendim për dhënien e pagave që e meritojnë në kohën kur ata po e vuajnë  këtë krizë të rëndë ekonomike, mbeta shumë i zhgënjyer me atë që pashë. Akuza të vjetra e të pabaza ndaj gjithsecilit, sepse duket që në botën tënde vetëm ti je përfekt dhe të gjithë të tjerët janë të këqij”, tha Krasniqi.

Krasniqi ia listoi Kurtit disa nga problemet kryesore që vendi po përballet, duke filluar me krizën e rëndë ekonomike e deri te largimi i të rinjëve nga Kosova.

“Amo vec ti je kryeministër që gati 2 vjet dhe vec ti je përgjegjës për këtë gjendje të rëndë, a kjo është më e mira që mund ta bësh kryeministër, a është kjo zgjidhja jote për krizën sociale e ekonomike, a kjo është shpresat që u afrove të rinjve të cilët sot i ke zhgënjyer aq keq sa po largohen nga vendi me numra rekord…Ku janë vendet e punës për rininë tonë…”.

Mes tjerash, Krasniqi i thotë Kurtit të mos merret me shpifje, gënjeshtra e video-montazha, por të ballafaqohet me kërkesat e qytetarëve.

“Shpifje gënjeshtrat, propagandat, e video-montazhat nuk janë plan qeverisës, ballafaqohu me kërkesat e qytetarëve, largoje retorikën tënde të vjetër negative, kjo nuk e qojë Kosovën askund në gati 2 vjet të qeverisjes tënde. Po punës a e ke ndërmend me ia fillu ndonjëherë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)