Aksident tragjik në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një këmbësore mbetet e vdekur

  • A.P /
  • 04 October 2022 - 21:55
Aksident tragjik në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një këmbësore mbetet e vdekur

Një grua ka vdekur pasi u godit nga një veturë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në  rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë.   Nga informatat e para bëhet e ditur se  si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën.  

Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai.

(Kosova Sot Online)