Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

  • A.P /
  • 04 October 2022 - 22:10
Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se si pasojë e këtyre të shtënave nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna  me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza”  në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë  nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ai.

(Kosova Sot Online)