
Kundërshtarët e Qeverisë në Kuvend

Qëndrimet ndryshe nga vija e partisë, të disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, fillimisht u shfaqën kur në Kuvend u soll për votim Kodi Civil.
14 deputetë të partisë në pushtet votuan kundër.
E janë pikërisht disa nga ta, që përsëri po e kundërshtojnë qeverinë.
Deputeti Eman Rrahmani konsideron se pagat për mësimdhënësit duhet të ekzekutohen.
Është pikërisht Rrahmani, ai i cili para pak ditësh u pa të ulej jashtë ulëseve të VV-së në Kuvend.
Këtë të martë ai kritikoi edhe ministrin Hekuran Murati, për mungesën në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike.
Rrogat mësimdhënësve kërkoi t’iu paguhen edhe deputeti Alban Bajrami. Megjithatë, ky tha se u keqcitua nga mediat.
Ai për T7 tha se pagat duhet të dalin vetëm nëse SBASHK-u pranon që orët e humbura të kompensohen.
Njësoj në një postim në Facebook shkroi edhe deputeti Visar Korenica.
Por, më konkrete ishte deputetja e Listës “Guxo”, Jeta Statovci.
Sipas saj, pavarësisht a ishin të drejta kërkesat e mësimdhënësve, ata duhet marrë rrogmësimdhënësve, ata duhet marrë rrogën e shtatorit.
Bashkëpartiaku i saj, Haxhi Avdyli, u pajtua me Statovcin.
Por, qëndrim krejt ndryshe nga kolegët e Vetëvendosjes pati deputeti Fatmir Humolli, kur vendosi të votojë kundër projektligjit për pagën minimale.
Ai thoshte se në të duhet të përfshihen edhe veteranët e luftës.
Humolli kishte votuar ndryshe nga Vetëvendosja edhe për çështjen e Trustit Pensional.
(Kosova Sot Online)