Po e rregullonte vet ashensorin, detaje nga vdekja tragjike e ish-komandantit të UÇK-së

  • E.K /
  • 05 October 2022 - 09:19
Po e rregullonte vet ashensorin, detaje nga vdekja tragjike e ish-komandantit të UÇK-së

Të martën një person i moshës 54 vjeçare ka humbur jetën në Pejë, pasi e ka zënë ashensori i një ndërtese të banimit.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, ka thënë se personi në fjalë ishte pronar i objektit.

Sipas tij, i ndjeri ka tentuar ta rregullojë ashensorin, pastaj si pasojë e një defekti në ashensor në rrethana ende të pasqaruara ashensori ka filluar të lëvizë dhe si pasojë viktima ka gjetur vdekjen.

“Një person i moshës rreth 50-vjeçare, pronar i bllokut të banesës, ka tentuar ta rregullojë ashensorin, pastaj si pasojë e një defekti në ashensor, por në rrethana ende të pasqaruara ashensori fillon të lëvizë dhe si pasojë viktima gjen vdekjen”, është shprehur Nikçi.

Po ashtu edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se derisa viktima ka qenë duke punuar në një ashensor të një ndërtese në rrethana ende të panjohura ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë e kësaj viktima ka ndërruar jetë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:03 në rrugën “Ali Pash Tepelena”, në Pejë.

“Rr. Ali Pash Tepelena, Pejë 04.10.2022 – 15:03. Derisa viktima mashkull  kosovar ka qenë duke punuar në një lift të një ndërtese në rrethana ende të panjohura ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë e kësaj viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërsa, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.

Ndërkaq, sipas Policisë, rasti cilësohet si “hetim i vdekjes”.

(Kosova Sot Online)