Zhduken dy vajza, njëra nga Podujeva e tjetra nga Lipjani

  • E.K /
  • 05 October 2022 - 09:44
Zhduken dy vajza, njëra nga Podujeva e tjetra nga Lipjani

Një vajzë nga Podujeva është zhdukur që nga 2 tetori, ndërsa një vajzë e mitur nga Lipjani është zhdukur mbrëmë.

Rastet në polici i kanë bërë të njohura prindërit e tyre, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e vajzave.

Policia ka njoftuar se zhdukja e tyre është duke u trajtuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR /Podujevë 02.10.2022 – 18:00. Më 04.10.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen saj, rasti është duke u hetuar.

Lipjan 04.10.2022 – 21:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

(Kosova Sot Online)