Krasniqi: Mësimdhënësit në gjendje të vështirë – Qeveria t’i ekzekutojë pagat

  • E.K /
  • 05 October 2022 - 13:26
Krasniqi: Mësimdhënësit në gjendje të vështirë – Qeveria t’i ekzekutojë pagat

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike Kosovës (PDK), ka shkruar në Facebok për Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit, ku ka shtuar se kjo datë mësimdhënësit kosovare i gjen në situatë të vështirë.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk i ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit për shkak të mbajtjes së grevës gjatë shtatorit.

Sipas Krasniqit, mësimdhënësit e kanë në krye një qeveri “jomiqësore”.

“Mësimdhënia është akti më i lartë i optimizmit. Kjo Qeveri, me ose pa vetëdije, po e vret atë, duke rrënjosur pesimizmin e dëshpërimin në zemrat e mësimdhënësve dhe nxënësve”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.

Ai e ka ftuar Qeverinë që, përveç ekzekutimit të pagave të shtatorit për mësimdhënësit, sa më parë të sjellë në Kuvend Ligjin për Pagat.

(Kosova Sot Online)