Politikanët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor në listën e zezë të Amerikës për tu izoluar

Politikanët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor në listën e zezë të Amerikës për tu izoluar
Politikanët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor në listën e zezë të Amerikës për tu izoluar

Dardan Grapci

  • 05 October 2022 - 07:31

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

Shtetet e Ballkanit Perëndimorë duhet ta kuptojnë se pari rolin e SHBA-s që e kanë për Ballkanin, e dyta duhet ta kuptojnë që SHBA-ja nuk bënë lojëra kur është në pyetje korrupsioni dhe krimi i organizuar, sidomos nga grupet mafioze që po veprojnë në Veri të Mitrovicës por edhe më gjerë.

Sipas Zyrës se Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC) këta persona duhet ti arrestojnë duke e dërguar shërbimin sekret amerikan CIA, vetëm dhe më pastaj me një këtë izolim dhe ndjekje, këta persona nuk do të kenë më shans të veprojnë. Fatkeqësisht ka shume lider politik që janë të përfshirë me këto grupe kriminale, andaj këta lider politik së pari duhet ta lirojnë postin e tyre si dhe të arrestohen, dhe kjo nuk është me rëndësi kush është apo nga janë. Nëse lihen të lirë,gjeneratat e reja do e mësojnë këtë rrugë të ndyrë nga këta njerëz dhe do ta vazhdojnë këtë zanat të ndytë e kriminal. Prandaj është mirë që në fillim të vitit, në muajin prill, janë dekonspiruar dhe sanksionuar disa biznesmen e njerëz të politikës të lidhur me krimin, nga ana e komunitetit serb në veri të Kosovës. Me këta kriminel serb nuk duhet të negociojnë, por duhet ti arrestojnë ose edhe ti eliminojnë fizikisht nëse ata nuk ju binden urdhrave të shtetit por rezistojnë.

Po e them këtë variant sepse siç dihet, është një fjale amerikane që thotë “ KILL OR BE KILLED / VRIT OSE DO TË VRITESH”, dhe me këtë fjalë duhet të veprohet, edhe në shtetin tonë, sepse me kriminelët serb nuk bën as të bisedohet. Nëse nuk veprohet sa më shpejtë për arrestimin e këtyre personave, kam frikë se mundë të ndodhë që në çdo enklavë serbe në Kosovë, të përsëritet trauma e viteve 97-ta kur DORA E ZEZE i vriste qytetarët Kosovar, vetëm pse flisnin shqip apo nuk e pranonin që Kosova është Serbi, sikur që e konsideronte regjimi i asaj kohe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".